150 mije vetë lënë Alepin

11/08/2012 00:00

Ushtria e Lire Siriane po përpiqet t’i beje balle trupave pro-qeveritare në Alep dhe zona te tjera të Sirisë.

Por ushtria siriane iu kunderpergjigj me te gjithe mjeta nje sulmi te kryengritesve në aeroportin nderkombetar te Alepit. Te pakten 11 persona, mes te cileve 3 femije u vrane ndersa dhjetera te tjere u plagosen nga te shtenat e artilerise, qe vune ne shenjester nje dyqan buke ne Tarik Al Bab, nje lagje e Alepit. Ushtria e lire siriane ka sulmuar nje burg te Alepit, ku raportohen viktima. Luftimet jane zhvendosur ne kufi me Jordanine- ku mediat raportojne per perleshje te armatosura mes ushtrise se Damaskut dhe trupave te Amanit.

Sherbimet e Inteligjences Amerikane paralajmerojne për infiltrimin e terroristeve ne grupet e kryengritesve. “Al Kaeda nuk perfaqesohet me grupe te vopgla te izoluar ne Siri, por po nderton nje rrjet celulash te organizuara mire- pranojne zyrtare te sherbimeve sekrete- te cilet i frikesohen krijimit te nje pike mbeshtetjeje ne Siri, sic ndodhi ne irak. Sipas tyre jane te pakten 200 militante te lidhur me organizaten terroriste “Al Kaeda” ne Siri duke parashikuar shtimin e numrit te tyre, me mberritjen e luftetareve te huaj.

Shtetet e Bashkuara – nga ana tjeter- perfshin levizjen shiite libaneze Hezbollah e cila mbeshtet rregjimin e Bashar Al Asad. Madje e akuzojne per “trajnimin, keshillimin dhe mbeshtetjen logjistike” te qeverise siriane ne luften kunder opozites siriane.

UNHCR raportoi per 150 mije refugjate qe kane braktisur vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB