Katastrofë natyrore në Nepal, mali shembet në lumë, dyshohet për 16 viktima
Në Libi festohet për transferimin historik dhe paqësor të pushtetit pas gati 40 viteve në pushtet të Muamar Gedafit.
Këshilli Kombëtar i Tranzicionit, i cili udhëhoqi rënien e tij, ia kaloi stafetën Asamblesë Kombëtare të zgjedhur nga populli më 7 korrik, që këtej e tutje do të jetë përfaqësuesi legjitim i popullit libian.
Asamblea prej 200 anëtarësh pritet të caktoje kryeministrin e ri, i cili më pas do të zgjedhë anëtarët e qeverisë, miratimin e ligjeve si dhe do ta fusë Libinë në zgjedhjet e plota parlamentare, pas hartimit të Kushtetutës së re, që pritet vitin e ardhshëm.
Megjithatë dhuna nuk ka ndalur plotësisht në Libi, ku vazhdojnë luftimet në disa pjesë të vendit dhe disa grupe militante kanë shumë pushtet.
Top Channel