Tjetër rast i vetëvënies së zjarrit në Tibet. Sipas faqes së internetit Phayul, ditën e premte një i ri 24 vjeçar i quajtur Choepa i ka vënë zjarrin vetes.
Ngjarja ka ndodhur në lokalitetin e Merumas, rreth 20 kilometra larg Ngabas dhe për momentin nuk ka informacione mbi gjendjen e tij.
Sipas disa dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, i riu pasi i vuri flakën vetes filloi të këndonte parulla në favor të pavarësisë së Tibetit dhe për kthimin e Dalai Lamës.
Rasti i sotëm e çon në 47 numrin e rasteve të vetëvënies së zjarrit që prej vitit 2009, veprim që bëhet kryesisht nga murgjit por edhe aktivistët që kundërshtojnë regjimin kinez.
Pak javë më parë një akt të tillë e bëri edhe blogerja më e njohur tibetiane, pikërisht për të protestuar kundër sovranitetit të Pekinit mbi Tibetin.
Top Channel