SHBA, ekstradohet “Mbretëresha e Drogës”

10/08/2012 09:15

Meksika ekstradoi në SHBA një grua të mbiquajtur “Mbretëresha e Paqësorit”, pasi besohet se ishte e para që krijoi një seri rrugësh kalimi të narkotikëve përtej kufirit.

Sanda Avila Beltran iu dorëzua autoriteteve amerikane për t’u përballur me akuzat e trafikut të kokainës. Besohet se ajo luajti një rol thelbësor në themelimin dhe funksionimin e kartelit të Sinaloas, në fillim të viteve 1990.

Avila, e cila mbahet në një burg meksikan që prej vitit 2007, nuk pranon të ketë kryer ndonjë shkelje.

Sipas prokurorëve, ajo punoi përkrah njeriut më të kërkuar në Meksikë, Joaquin “Shorty” Guzman, duke ngritur në këmbë një prej strukturave kriminale më të sofistikuara dhe të organizuara në planet.

”Mbrëtëresha e Paqësorit” ishte në gjendje që të krijonte një rrugëkalim për drogën e kultivuar nga Kolumbia, nëpërmjet Meksikës, deri në SHBA.

Ajo është mbesa e Miguel Angel Felix Gallardo, i njohuar në vitet 1980 si “Kumbari” i trafikut të drogës në SHBA.

Top Channel