Rihanna, imazhi i Barbadosit

10/08/2012 13:40

Si vajza më e famshme e kombit, Rihanna ka bërë shumë për të rritur profilin e vendlindjes së saj në botë.

Por, tashmë asaj iu besua një rol zyrtar, në një fushatë reklamuese për Barbadosin.

24-vjeçarja do të jetë imazhi që do të ftojë sa më shumë turistë në plazhet “e virgjëra” dhe natyrën e mrekullueshme të atdheut të saj, në reklamën që së shpejti do të transmetohet në disa prej rrjeteve më të famshme botërore.

E veshur me një fustan të verdhë, këngëtarja e rikthyer rishtas nga pushimet në Detin Mesdhe, shfaqi një imazh me të vërtetë “tejet mikpritës” të kombit të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA