Ish-burri i Amy Winehouse në rrezik për jetën

10/08/2012 00:00

Blake Fielder-Civil, ish-bashkëshorti i Amy Winehouse,e cila humbi jetën
një vit më parë, ndodhet në reaminacion në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se Blake ka përfunduar në spital pas një overdoze alkooli dhe drogash, bën të ditur gazeta “The Sun”. Ai është gjetur në banesën e tij, në grahmat e fundit të jetës pasi ka konsumuar pije të ndryshme alkoolike, morfinë dhe heroinë.

Blake është shtruar me urgjencë në spital dhe mjekët e kanë futur në gjendje kome klinike për ta disintoksikuar.

Top Channel