Armëpushimi Rusi-Ukrainë/ Putini pranon ftesën e Parisit: Gati për dialog me Macronin " /> ">
Gjyqi ndaj Gu Kailait, bashkeshortës te politikanit Bo Xilai, e pagezuar
si “Zonja Makbeth” e Kinës- perfundoi brenda ditës, ne qytetin Hefei,
ku ajo nuk kundërshtoi akuzat për helmimin e britanikut Neil Heywood.
Procesi ishte i blinduar, me shume forca policie qe kishin rrethuar ndertesen. Gazetaret nuk u lejuan të hyjne. Te pranishem ishin disa diplomate britanikë.
Data e shpalljes se verdiktit do te percaktohet me vone. Ajo gjykohet bashke me ndihmesin e saj Zhan Xiaojun dhe nese shpallen fajëtorë ata mund të dënohen me vdekje. Ne një konference të pazakonte per shtyp, gjykatesit thane se dy te pandehurit nuk kundershtuan akuzat per vrasjen. Sipas tyre, Gu ishte e perfshire ne nje marredhenie biznesi me Heywood, i cili-sic beson Gu -e kishte kercenuar per sigurine e te birit. Dhe pas kesaj, ajo kishte vendosur ta vriste. Neil Hejud u gjet i pajete në një hotel te CongQing-ut me 15 nentor te vitit te kaluar.
Asokohe vdekja u shenua si “nje infarkt” por kater muaj me vone, krahu i djathte i Bo-së, shefi i policise Uang Lixhun hyri ne konsullaten amerikane per te treguar vrasjen dhe se si ishte mbuluar ajo. Bo Xilai ishte kreu i Partise Komuniste ne CongQing, ne kohen kur u vra HejUd.
Per partine komuniste kineze flitet per skandalin me te rende politik qe prej vitit 1989. Per shume vezhgues, procesi nga njera ane po perpiqet te deshmoje vullnetin per te luftuar korrupsionin dhe nga ana tjetër per ndjekur ngjarjen, ku viktima eshte nje huaj. Ngjarja i kushtoi shume bashkeshortit te te pandehures, politikanit Bo Xilai, i cili nje vit me pare shihej si nje prej eksponenteve te politikës kineze.
Top Channel