Jennifer Aniston i ka dhënë fund historisë së saj 2-vjeçare me Justin Theroux. Sipas revistës ‘Star’, Jennifer është ndarë nga Justin sepse ky i fundit ende nuk i ka propozuar për martesë.
Aktorja ishte e bindur se Justin do i propozonte gjatë një udhëtimi që çifti bëri në Europë, ku vizituan Parisin, Romën dhe Kaprin, por kjo gjë nuk ndodhi.
43-vjeçarja i ka bërë të ditur aktorit Theroux se gjithçka mes tyre ka përfunduar para se të nisej për në Kaliforni për xhirimet e filmit të saj të ri.
Jennifer Aniston interpreton një prostitutë në filmin e saj më të fundit me titull ‘We’re the Millers’. Aktorja 43-vjeçare u fotografua në sheshxhirim me reçipeta gjatë skenave që për momentin po xhirohen në Kaliforninë e Veriut.
Filmi tregon historinë e një trafikanti marijuane, i cili krijon një familje të rreme për të future kontrabandë në Amerikë plot 450 kilogramë të lëndës narkotike.
Jennifer luan rolin e një prostitute që paguhet për të qenë gruaja e trafikantit.
Në këtë film interpretojnë gjithashtu Emma Roberts dhe Kathryn Hahn.
Top Channel