Në muajin mars, Halle Berry konfirmoi zërat se ishte në prag martese me të dashurin e saj afatgjatë, Olivier Martinez.

Ndonëse më parë aktorja kishte premtuar se nuk do të ngjitej më kurrë në altar, ajo ndryshoi vendimin e saj, duke pranuar një unazë smeraldi shkëlqyer në gisht.

Megjithatë, ditën e mërkurë aktorja u pa duke shëtitur në rrugët e Los Anxhelosit pa unazën e saj të pandashme, duke bërë që menjëherë të nisin të qarkullojnë zërat rreth mundësisë së një krize në jetën e saj bashkëshortore.

45-vjeçarja nuk ka dashur të shprehet asnjëherë rreth jetës së saj personale dhe një shfaqje në publik pa unazë mund të mos ketë asnjë domethënie të madhe, por duke pasur parasysh krizat e saj të mëparshme, aktorja ka te sigurt mbi vete perqendrimin me te madh të gazetave e revistave rozë pergjate ketij muaji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA