Ashton Kutcher më i paguari në TV amerikan

09/08/2012 01:00

Ashton Kutcher është emëruar si aktori më i paguar televiziv në SHBA, pas fitimeve 700.000 $ për çdo episod të serialit “Two and a half Men” (Dy burra e gjysmë).

Aktori 34-vjeçar, i cili zëvendësoi Charlie Sheen në serialin komik pas kolapsit të tij të drogës, është deri tani më i paguari.

Mark Harmon renditet i dyti me 500.000 $ për çdo episod të NCIS, ndërsa Ellen Pompeo është e treta me 350,000 $.

Lucy Liu, e cila së shpejti do të shihet duke luajtur kolegun e Sherlock Holmes, Uatson në serialin “Elementary” mban vendin e katërt me 175.000 $ për episod.

Sondazhi i pagave nga revista TV Guide zbuloi se studiot televizive ishin në gjendje për të mbajtur yjet e paguar mirë edhe pse janë larg milionave të fituara nga kolegët e tyre në filmat e Hollivudit.

Ndërsa Kutcher ishte në gjendje për të siguruar 700.000 $ për episod, të tjerët që shfaqen në komedi nuk korespondojnë me fitimet e tij.

Kaley Cuoco, që luan në “Teoria e Big Bengut”, fitoi 350,000 $  për një episod, ndërsa Lea Michele nga Glee ishte paguar 75,000 $.

Sipas udhëzuesit televiziv paga mesatare për një aktor që shfaqet në një serial të ri televiziv është rreth 30.000 $ për episod.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA