Ukrainë, rusishtja gjuhë rajonale

08/08/2012 21:55

Presidenti ukrainas Viktor Yanukovich ka firmosur ligjin kontrovers të aprovuar një muaj më parë nga Parlamenti, që e kthen rusishten në gjuhë zyrtare në rajonet ku është e përhapur.

Seanca gjatë së cilës u miratua ligji u karakterizua nga një super-përleshje mes deputetëve pro-rusë dhe atyre pro-perëndimorë, për faktin se trevat rusishtfolëse përbëjnë gjysmën e vendit.

Iniciativa është kritikuar ashpër nga opozita dhe forcat nacionalistëve, pasi sipas tyre bëhet fjalë për një paralelizim të idiomës ruse me atë ukrainase, e madje për një kërcënim të autonomisë së vendit.

Muajin e kaluar në Ukrainë u zhvilluan protesta kundër vendimit të Parlamentit, me mbështetësit e opozitës që për të mos u përleshur me policinë dhe forcat e sigurisë, zgjodhën një formë pasive të protestës duke u ulur në sheshet e rrugët e Kievit.

Ligji i diskutuar e vendos rusishten si gjuhë të dytë zyrtare nëpër shkolla, spitale dhe gjykata të rajoneve lindore, ku popullsia rusisht-folëse është shumicë.

Top Channel