Vdes minatori Habib Ymer Osmani 31 vjeç nga fshati Bare i komunës së
Mitrovicës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës saktësisht në
minierën e Stantërgut si pasojë e një aksidenti.

Nëpërmjet një
komunikate për shtyp drejtuesit e Trepçës njoftojnë se aksidenti fatal
kishte ndodhur ne punishten e 144 të horizontit të dhjete të minierës së
Stantërgut.

Raportohet se menjëherë pas aksidentit për të hetuar rastin në vendngjarje kanë dalë organet e hetuesisë së dhe inspektoret e komisionit të pavarur për miniera dhe minerale.

“Po për këtë qëllim, nga stafi dhe drejtuesit e Trepçës është ngritur një komision ekspertësh, të cilët do të sqarojnë rrethanat e ndodhjes së këtij aksidenti”, thuhet në një komunikatë të kompanisë “Trepça”. Siç raportohet minatori i ndjeri Habib Osmani kishte qenë pjesëtarë i UÇK-së dhe më pas i TMK-së, ndërkaq, në minierën e Trepçës është punësuar në dhjetor të vitit të kaluar.

Top Channel