Tajfuni në Kinë, evakuohen 2 milionë persona
08/08/2012 08:00
Rreth 2 milionë persona janë evakuuar nga provinca Zheijang në Kinë për shkak të ardhjes së tajfunit Haikui.
Gjithashtu 300 mijë persona të tjerë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre edhe në Shangai.
Në Zheijang era ka arritur një shpejtësi prej 115 km/h.
Një nga banorët shprehet për ‘China Daily’: “Jam 83 vjeç dhe jam mësuar me largimin nga shtëpia për mbrojtjen nga tajfuni. Nuk ka asgjë të vështirë. Përgatit disa çanta me gjërat më të domosdoshme.”
Top Channel