Problemi i mbeturinave në BE

08/08/2012 15:30

Disa vende në jug dhe lindje të Europës janë duke rënë gjithmonë e më larg objektivave të BE-së për manaxhimin e mbetjeve, me Bullgarinë, Qipron, Rumaninë dhe Greqinë që kanë problemet më të mëdha me mbeturinat.

Ndërkohë, vendet Skandinave vazhdojnë të jenë ato me rezultatet më të mia në këtë drejtim.

”Shumë vende anëtare janë ende duke grumbulluar sasi të jashtëzakonshme mbetjesh në landfilde, ndonëse ekzistojnë alternativa më të mira. Është e qartë që mund të bëhet shumë më tepër rreth mjedisit”, deklaroi komisioneri i BE-së.

Në këtë aspekt, Belgjika, Danimarka, Gjermania dhe Suedia janë ato me të dhënat më të mira për sasinë më të ulët të plehrave të dërguar në landfilde, vetëm 5% të totalit të tyre.

”Manaxhimi i keq i mbeturinave vazhdon të mbetet i përhapur, pavarësisht skemave të shumta financiare me fonde të BE-së që kanë shkuar në këtë drejtim”, shtoi komisioneri i Mjedisit, Janez Potocnik.

Sipas Komisionit, zbatimi i plotë i legjislacionit të BE-së për mbeturinat do të kursente 72 miliardë euro në vit, do të rriste të ardhurat e kompanive ricikluese deri në 42 miliarë euro dhe do të krijonte mbi 400 mijë vende pune deri në 2020-n.

Top Channel