Mediat arabe: Rrëzimi i Assad, i afërt

08/08/2012 00:00

Dezertimi i Kryeministrit sirian Rijad Hixhab është fillimi i fundit te
Bashar Al Assad. Shumë prej mediave arabe – me qendër në Londër- thonë
se rrëzimi nuk do të vonojë.

Ali Ibrahim i “Al Sharq Al Awsat” e krahason udheheqesin sirian me Muamar Gaddaffin e Libisë. Gazeta ngre një pikepyetje të madhe për marredheniet miqesore mes Iranit dhe Sirisë: Si do te pozicionohet Irani me qeverine e re siriane, e cila do te refuzojë t’i sherbeje dhe ta konsideroje si armikun me te madh? Rrezimi i Assad-it do te shkaktoje nje tërmet politik ne Iranin. “Al Quds Al Arabi” pranon se presidenti sirian nuk do të vere gjumë në sy, ditët e ardhshme.  

Iljaz Harfush i “Al Hayat” thote se Hijab nuk i perkiste rrethit te ngushte te presidentit sirian. Një këmbanë alarmi për regjimin do të ishin dezertimet nga radhet e familjes, sektit alavitë apo zyrtareve te sigurise qe mbikeqyrin zbatimin e urdhrave ushtarake në terren.

Për të përditshmen e pavarur në Liban, “Al Anëar” dezertimet ne rritje i ngjajne nje orteku qe po zmadhohet, qe do te godase fort regjimin, pas sulmit ne Byrone e Sigurise Kombetare ne Damask. Ne Jordani gazeta “Al Ghad” i referohet serish ngjarjes se korrikut dhe arratisjes se kryeministrit, deshmi e shembjes se brendshme te regjimit.

Ne Katar, vend qe përkrah haptazi opozitën siriane gazeta “Al Rayah” ne editorialin e saj i ben thirrje Assadit te ike duke kersyer jetet e njerezve. Në Izrael e perditshmja liberale “Haaretz” shkruan se qeveria po shperbehet. Ne Turqi gazeta proqeveritare “Zaman” pyet se cfare do te vije pas Assadit.

Ne Rusi “Vedomosti”, e perditshmja e biznesit e quan plotesisht normale dezertimin e zyrtareve dhe i meshon faktit se ushtria ka rimarre Damaskun. Gazeta kineze “Jiefang Ribao” shkruan se Hijab dezertoi i vetem pa patur ne krah asnje ushtar.Shtylla me e rendesishme e rregjimit, trupat e armatosur, betohen per besnikeri ndaj Asad, nje kontrast i forte me krizen ne Libi. E perditshmja me influence ne Rusi ‘Komersant’ shkruan se lista e atyre qe kundershtojne te mbeshtesin presidentin po rritet ne menyre te rrufeshme.

Top Channel