Krim makabër në Holandë, 15-vjeçarja dyshohet se vrau prindërit dhe u dërgoi foto shokëve të klasës Disa anëtarë të Eurozonës mund të detyrohen të largohen nga blloku nëse kriza e borxheve do të vazhdojë, deklaroi një prej arkitektëve të monedhës së përbashkët euro.
“Gjithçka më bën të besoj se Eurozona do të shpëtojë. Ajo që nuk mund të parashikoj është se sa vende do të vazhdojnë të mbeten pjesë e saj më pas”, deklaroi Otmar Issing, një ish-kryekonomist i Bankës Qendrore Europiane.
Mesazhi i Issing, anëtar i Bundesbank deri në 1998, nismëtar i BQE-së ku punoi deri në 2006-n, erdhi në një editorial gjatë së mërkurës, erdhi disa orë pasi Brukseli paralajmëroi nga rreziku i mungesës së fondeve për kreditim.
“Reformat thelbësore në disa vende duhet ende të realizohen. Ajo që duhet që të gjithë të përqendrohen është rikthimi i euros siç ka qenë, një monedhë e fortë dhe e qëndrueshme, e stabilizuar nga një bankë qendrore. Në mënyrë që kjo të ndodhë, të gjithë protagonistët e tjerë, veçanërisht qeveritë kombëtare, duhet të përmbushin “detyrat e tyre të shtëpisë””, theksoi Issing, i cili u shpreh kategorikisht kundër çdo ideje të rikthimit të Gjermanisë në monedhën e mëparshme “deutschemarka”.
Së fundmi, në një raport të agjensisë së vlerësimeve “Morgan Stanley”, kritikohej gjithashtu polarizimi dhe “ballkanizimi” i sistemit bankar në BE.
“Sistemi bankar ka dëshmuar se si ekonomitë e dobëta të Eurozonës, si Spanja, Italia, Portugalia, Qipro, Greqia dhe Irlanda, në mënyrë progresive e të vazhdueshme kanë humbur kreditimin në favor të ekonomive më të forta si Gjermania dhe Franca, bankat e të cilave zgjedhin në këtë mënyrë të mbrohen nga kriza”, shkruhej në raport.
Top Channel