Diplomaci duke kërcyer

08/08/2012 19:45

Për t’iu përgjigjur shpirtit afrikan, Hillary Clinton zbret në pistë për të kërcyer gjatë një mbrëmje të organizuar nga ministrja e Jashtme e Afrikes së Jugut, Maite Nkoana Mashabane në Johanesburg.

Duke kërcyer në grup, por edhe me këngetaren, Hillary Clinton u përpoq më së miri të mbante ritmin, çka e argëtoi pa masë.

Kritikët e interpretuan jo si një kërcim të thjeshte. Ata janë të mendimit se turi i Sekretares Amerikane të Shtetit në Afrike kishte një qëllim të vetëm; të favorizohen marrëdheniet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Afrikës, kontinent ku po vihet re shtimi i influencës së Kinës.

Clinton sjell dëborë në Johanesburg

Një pjesë e globit vuan nga i nxehti, ndërsa Johanesburgu në Afrikën e Jugut u mbulua nga dëbora, për herë të parë pas vitit 2007. Një fenomen që është regjistruar 12 herë këto 103 vitet e fundit.

Shumë prej afrikano-jugorëve, të mesuar me diell, ndaluan makinat për të parë flokët e dëbores. Në Afriken e Jugut, stina e dimrit zgjat nga maji në korrik. Gjatë vizitës në Pretoria, Sekretarja Amerikane, Hillary Clinton u pagëzua “Nimkita” apo njeriu që solli dëborën.

Top Channel