Brazil, dhuna ndaj femrave paguhet shtrenjtë

08/08/2012 08:40

Që nga dita e sotme, në rastet e dhunës familjare, burrat që rrahin gratë do të kenë probleme jo vetëm me drejtësinë, por edhe me financën.

Avokatura e Përgjithshme e Brazilit ka vendosur që përveç dënimit penal, dhunuesit do të paguajnë edhe shpenzimet e institucioneve për rehabilitimin e femrave të dhunuara.

Lajmin e ka bërë të ditur Agencia Estado duke shtuar se në gjashtë muajt e këtij viti ka pasur plot 350 mijë denoncime në qendrat e kujdesit për femrat.

Denoncimet pothuajse janë dyfishuar, por sipas departamentit që merret me kujdesin ndaj femrave të dhunuara, “nuk bëhet fjalë për një shtim rastesh, por për një ndërgjegjësim nga gratë të cilat më në fund kanë vendosur të denoncojnë partnerët”.

Top Channel