Krim makabër në Holandë, 15-vjeçarja dyshohet se vrau prindërit dhe u dërgoi foto shokëve të klasës
Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka shprehur “shqetësim të thellë” për faktin se Britania e Madhe mund t’i kthejë shpinën proçesit të integrimit evropian me një referendum.
“Është e qartë se nga mënyra se si po rrjedhin gjërat tani, në fund do të ketë një ristrukturim të madh politik të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Blair.
Në një intervistë për gjermanen “Die Zeit”, Blair ka theksuar gjithashtu se: “Jam jashtëzakonisht i shqetësuar se Britania e Madhe mund të tërhiqet nga i gjithë proçesi”.
Aktualisht Blair është i dërguari i Perëndimit për Lindjen e Mesme, por ish-kryeministri, që qëndroi në pushtet nga viti 1997 deri në 2007, synon të rikthehet në Downing Street.
Prej kohësh gazetat spekulonin për rikthimin e madh të tij, duke e lidhur me përpjekjet, megjithëse të vogla në dukje. Ai gjithnjë e ka mohuar një plan të tillë, por tani erdhi koha që të hedhë dorashkën për të dalë zbuluar.
Në një intervistë të dhënë në qershor për “Evening Standard”, në pesëvjetorin e dorëheqjes së tij, Tony Blair u shpreh i sinqertë kur tha se do t’i pëlqente sërish detyra e kryeministrit. Por a mund të ndodhë kjo?
“Nëse do të ma propozojnë, jam gati”, u përgjigj ish-numri një i laburisteve, i cili nuk është person që shfaqet në publik me deklarata të tilla vetëm për të zënë “kryeartikujt e gazetave”.
Top Channel