Vrasësi i indianëve, neonazist

07/08/2012 23:35

Uejd Majkëll Pejxh që vrau gjashtë persona në tempullin indian Sik në Uiskonsin, përvecse një ish-pjesëtar i ushtrisë amerikane ishte anëtar i grupit “nazipunk” “End Apathy” të themeluar në vitin 2005.

Grupi kishte edhe një faqe “My Space”. Uejd i binte kitarrës, kishte rregjistruar edhe një CD “SelfDestruct” dhe merrte pjesë në festivalet e neonazistëve.

Anëtarët e grupit shfaqen pas flamujve me svastikën dhe kryqet kelte. Madje shenja të tilla i kane shnderruar ne tatuazhe.

Ata e shpjegonin kështu muzikën e tyre: “Është një koment i trishtë i shoqërisë sonë të sëmurë dhe problematike që pengon progresin e vërtetë”.

Kjo fjali dëshmon shumë urrejtje, aq sa muzikanti u kthye në një vrasës duke ngatërruar komunitetin sik me myslimanët.

Top Channel