Sulmi në kufirin egjiptian, akuza “Mossad”-it

07/08/2012 15:35

Vëllazëria Muslimane në Egjipt akuzoi Shërbimet Sekrete Izraelite “Mossad” për sulmin e ndodhur në një pikë kufitare midis dy shteteve.

Në një deklaratë të menjëhershme, ministri i Jashtëm Izraelit i konsideroi këto pretendime si “të pabaza dhe spekulative”.

16 policë dhe roje kufitare egjiptiane mbetën të vrarë në sulmin e ardhur nga territori izraelit, ndërsa shtatë prej agresorëve u vranë më pas në përballje me njësi të ushtrisë hebrehe.

Zyrtarisht, Tel-Avivi dhe Kajro kanë fajësuar terroristët muslimanë si përgjegjës.

Vëllazëria Muslimane është edhe partia nga radhët e së cilës ka dalë presidenti islamist Mohammed Mursi.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të kësaj lëvizje politike, argumentohej se “një sulm i tillë i sofistikuar mund të jetë realizuar vetëm prej “Mossad”-it”.

Top Channel