Romney sërish më shumë fonde se Obama

07/08/2012 03:04

Mitt Romney dhe republikanët e kanë ngritur në 101 milionë dollarë mbledhjen e fondeve gjatë muajit korrik, duke tejkaluar për të tretin muaj rresht shifrat e mbedhura nga Presidenti Barak Obama për të njëjtin qëllim.

Obama dhe demokratët nga ana e tyre kanë arritur të ngrenë shifrën në 75 milion dollarë muajin e kaluar.

Sondazhet tregojnë se kandidatët presidencialë janë mbërthyer në një garë të ngushtë për Shtëpinë e Bardhë, me një avantazh të vogël të presidentit aktual, Obama.

Me ekzaktësisht tre muaj deri në zgjedhjet e nëntorit, zoti Obama mund të bëhej presidenti i parë në fuqi që do të humbte në garën e shpenzimeve në ndeshjen e fundit të fushatës.

Aftësitë e tij për mbledhjen e fondeve gjatë vitit 2008 për fushatën për Shtëpinë e Bardhë janë të pakrahasueshme.
 

Top Channel