Obama në “Air Force One”-in e “ri”

07/08/2012 02:00

Presidenti amerikan Barack Obama ka bërë fluturimin e parë në avionin e “ri” presidencial “Air Force One”.

Në të vërtetë avioni nuk është i ri, madje mbetet i njëjti, por në vetvete ka pësuar disa ndryshime gjatë vitit të fundit,  gjë që e bën të ketë një status të ri dhe ndryshime që do ta bëjnë të funksionojë si i ri.

I mbërritur në bazën e Andreës, nga ku pak minuta më pas u nis në drejtim të aeroportit të Nju Jorkut, Obama u prit nga 50 anëtarët e ekipit logjistik presidencial që u mor me mirëmbajtjen dhe rregullimin e avionit presidencial më të rëndësishëm në glob.

Top Channel