Siri, kryeministri: Ja përse braktisa regjimin

06/08/2012 20:35

Kryeministri i Sirisë u shndërrua në figurën më të lartë të rrethit të brendshëm të presidentit Al-Assad që dezertoi nga vendi ditën e hënë.

Riyad Hijab, i cili aktualisht besohet se ndodhet në Jordani, zyrtarisht u shkarkuar për shkak të “mungesës së impaktit të qeverisë së tij në zgjidhjen e krizës”, por në një deklaratë paralale, ai shpjegoi se përse braktisi radhët e regjimit.

“Për arsye sigurie nuk duam të informojmë për momentin vendndodhjen e kryeministrit, por së shpejti ai do të jetë në Katar”, deklaroi Muhammaed el-Etri, një zëdhënës zyrtar i opozitës siriane, që më pas lexoi një komunikatë të diktuar nga Hijab.

“Lajmëroj sot largimin tim nga radhët e një regjimi vrasës dhe terrorist. Ju bëj me dije se i jam bashkuar radhëve të luftëtarëve të lirisë dhe këtij revolucioni për dinjitet. Duke nisur nga sot, edhe unë jam një ushtar i këtij revolucioni të bekuar”, komunikoi njeriu që drejtoi qeverisë siriane në dy muajt e fundit.

Përpara Hijab, një nga diplomatët më autoritarë të vendit, Naëaf al-Fares, dezertoi dhe mbështeti në mënyrë publike kryengritësit. Al-Fares ishte ambasador i Sirisë në Irak.

Siri, dezerton Kryeministri Hijab

Dezerton kryeministri sirian Riad Hijab.Mediat ndërkombëtare thonë se zyrtari i lartë ndodhet në Jordani bashkë me familjen e tij.

Hijab ishte emëruar në këtë detyrë dy muajt e fundit dhe ky dezertim përbën edhe aktin më të rëndë të një politikani kaq të rëndësishëm sirian.

Riad Hijab është mysliman sunit dhe vjen nga një zonë në lindje të Sirisë, e cila është përfshirë në revoltë.

Disa media raportojne edhe per tentativen e ministrit te Financave, Mohamad Xhleilati per t’u larguar, por ai u arrestua pak para se te arratisej jashtë vendit.

Hijab i shtohet listes se gjate te dezertoreve te regjimit te Assad. Nje muaj me parë u largua gjenerali Manaf Tias dhe 30 gjenerale te tjere qe kaluan kufirin per ne Turqi. Ne Jordani kane gjetur strehe disa prej funksionareve te larte te sherbimeve sekrete siriane.

Top Channel