Nielsen, sa larg pamjes së dikurshme

06/08/2012 00:00

Aktorja daneze Brigitte Nielsen është shfaqur në publik me një pamje
shumë larg jetës së saj prej njeriu të famshëm të viteve më parë.

49-vjeçarja dukej e çorientuar mendërisht, kur pasi piu fundin e një shisheje vodke, tymosi cigare e zuri gjumi në bar, në një park publik në Los Angelos.

Aktorja ishte e veshur me xhinse, një bluzë dhe kapele sportive ngjyrë lejla dhe në fytyrë dukej jashtëzakonisht e lodhur.

Për Nielsen thuhej se e kishte fituar betejën ndaj alkoolit, pasi hyri në një klinikë rehabilitimi në 2007, por fotot e publikuara tani duhet t’i kenë shqetësuar mjaft katër djemtë e saj dhe bashkëshortin Mattia Dessi, i cili është 16 vjet më i ri se ajo.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta