E dashura e tij vdiq nga i ftohti në mal, alpinisti austriak shpallet fajtor për vrasje nga pakujdesia
Një bombë shpërtheu brenda ndertesës së televizionit shteteror sirian në Damask, duke plagosur tre persona.
Bomba ishte vendosur ne katin e trete. Ne ndertese ndodhej edhe ministri
i Informacion Omran Al Zoabi, por ai i shpetoi sulmit. Fill pas
shperthimit ai tha; “flitet per nje sulm te kryer nga terroristet, te
cilet veprojne me qellimin e vetem te destabilizojne vendin”.
Ne Alep, ne veri te Sirise, tashme i rrethuar nga 20 mije trupat, vazhdon beteja mes ushtrise dhe kryengritesve. Keta te fundit pretendojne se kane nen kontroll gjysmen e qytetit. Ne Hama, Keshilli Kombetar Sirian akuzon ushtrise e Asad per nje masaker, ku u vrane rreth 40 persona dhe u plagosen 120 te tjere.
Te djelen, kryengritesit postuan ne internet nje video te iranianeve – qe sipas tyre u moren peng nga nje autobus ne Damask. Ata thone se dokumentet e tyre po kontrollohen me imtesi. Teherani hedh poshte se pelegrinet iraniane jane te lidhur me Garden Revolucionare te Iranit dhe i kerkoi Turqise dhe Katarit te ndihmojne ne lirimin e tyre.
Top Channel