SHBA, 7 viktima në një tempull indian

05/08/2012 00:00

Në një tempull të besimit sik në Ok Krik të Uinskonsin (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) shtatë persona kanë vdekur pas disa të shtënave.

Sipas BBC, agjentët e policisë kanë vrarë një person të armatosur, por mendohet se të tjerë persona të armatosur janë brenda tempullit indian.

Një polic është plagosur, por nuk ka rrezik për jetën. Mediave u është kërkuar të qëndrojnë sa më larg tempullit dhe të mos filmojnë nga lart në mënyrë që të mos pengojnë aksionet e agjentëve.

Policia ka bërë të ditur se 4 persona kanë vdekur brenda tempullit, ndërsa 3 të tjerë, përfshirë personin me armë, jashtë tij. Ok Krik është një qytezë prej 30 mijë banorësh në juglindje të shtetit Uiskonsin.

Top Channel