Një vizitë treditore në Greqi kryen prej mëngjesit të së hënës presidenti izraelit Simon Peres.

Qëllimi i vizitës së tij është vazhdimësia, përmirësimi dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe në politikë, sektorin ushtarak, energjitik, atë të tregtisë dhe turizmit.

89 vjecari që ka qenë kryeministër i Izraelit, ministër i Jashtëm, i Mbrojtjes dhe i Financave, si dhe themelues i programeve të armatosjes së ushtrisë izraelite të sapo formuar në fillim të karrierës së tij, viziton Greqinë për herë të parë në cilësinë e kreut të shtetit, ndërsa do t’i jepet edhe Medalja e Artë e Parlamentit grek.

Në krye të listës së takimeve është ai me homologun grek Karolos Papulias i cili do të japë edhe një darkë për nder të tij. Më pas janë përcaktuar edhe takimet me kryeministrin Antonis Samaras, liderin e opozitës Aleksis Tsipras dhe kryesocialistin Evangjelos Venizellos.

Disa ditë më parë Simon Peres ka deklaruar në një kanal televiziv grek se Greqia cilësohet nga Izraeli si një vend mik, ndaj kerkohet edhe thellimi i marredhenieve dypaleshe.

“Kemi shume te perbashketa dhe asgje per te ndare, perballojme te njejtat probleme dhe kercenime, por dhe kemi nje te ardhme te perbashket”, ka theksuar ai.

Presidenti izraelit ka bere te qarte se Tel Avivi kerkon nje bashkepunim te ngushte me Athinen dhe Lefkosine per sa i perket ceshtjes se energjitikes, sepse sic dihet ne planet e se ardhmes parashikohet nje rrjet gazi dhe nafte qe do te lidhe Izraelin me Greqine, Qipron dhe Europen, cka ka krijuar edhe probleme me Turqine per zonat ekskluzive ekonomike ne detin Mesdhe.

Në axhenden e bisedimeve me udheheqjen greke, do te jete edhe gjendja ne Lindjen e Mesme me zhvillimet ne Siri dhe Iran.

Nderkohe organet greke jane ne gjendje alarmi nga vizita e funksionarit te larte izraelit pasi ai do te vizitoje edhe komunitetin hebraik te Janines.

Masat policore jane teper te rrepta sidomos pas goditjes terroriste ne Bullgari, ndersa nga ana tjeter Athina kerkon qe te coje edhe mesazhin per miliona turiste nga Izraeli se Greqia eshte nje vend i sigurte dhe mikprites per te kaluar pushimet.

Top Channel