Jemen, sulm me bombë, 30 të vdekur

05/08/2012 08:30

Një kamikaz ka goditur një fshat në provincën jugore të Jemenit, Abyan, duke vrarë më shumë se 30 persona.

Sipas bilancit paraprak të zyrtarëve bëhet e ditur se ishin dhjetra të plagosurit në sulmin që u krye gjatë një shërbimi funeral në qytetin e Jaar.

Zyrtarët ushtarakë thanë për Associated Press se ceremonia e funeralit po kryhej për një njeri të lidhur me milicinë i cili kishte ndihmuar ushtrinë në luftën kundër Al-Kaedës.

Ata thanë se pesë të dyshuar si militantë të Al-Kaedës u vranë më herët gjatë ditës.

Dyshohet se ata u vranë gjatë një sulmi të forcave ajrore të SHBA-ve me avionë të telekomanduar.

Personat ishin duke ecur me mjetin e tyre në provincën e Hadramawt.  

Top Channel