Britania, ndihma për kryengritësit sirianë

05/08/2012 17:00

Ashtu si edhe në Libi, tashmë edhe zyrtarisht konfirmohet se Britania është e përfshirë në përpjekjet për përmbysjen e regjimit të Assad-it në Siri.

Zyrtarët britanikë janë duke furnizuar grupet e rebelëve me pajisjet me te fundit satelitore, telefona qe perdoren nga Ministria e Mbrojtjes dhe te teknologjise me te fundit, te cilat jane rezistente ndaj pluhurit, goditjeve dhe ujit.

Furnizimi i gjenrates me te fundit te telefonave satelitore behet ne kuader te misionit te “Foreign Office” per unfikimin e rebeleve ne nje koalicion te afte per te qeverisur vendin pas renies se Bashar al-Assad.

Burimet qeveritare në Londër konfirmojnë se “Forign Office” është duke trajnuar udhëheqësit e opozitës në aftësite për negocim dhe në marrëdhëniet me publikut dhe se si t’i adresohen popullit dhe audiencës ndërkombëtare.

Sipas eksperteve ushtarak prania e zyrtareve te Forin Ofisit  dhe trajnimi dhe furnizimi i opozites nenkupton se forcat speciale britanike ka gjasa te operojne brenda Sirise.

Ekipet e trupave “SAS” dhe “SBS” mendohet se jane vendosur  ne Jordanine fqinje. Richard Kemp ish anetar i Komitetit te Perbashket Qeveritar per Zbulimin  thote se ndermjetesimi i zyrtarve te “Forign Office” me udheheqesit e opozites, do te kerkonte nje mbrojte nga afer te tyre nga forcat speciale.

Nderkohe Ministri i Jashtem britanik, Ëilliam Hague ka konfirmuar lajmin duke thene se “ne i kemi ndihmuar rebelet me mjete komunikimi dhe te kesaj natyre dhe do ti ndihmojme akoma me shume”. Ai paralajmeroi se gjate javeve te ardhshme do te jepen me shume hollesira te ndihmes britanike, por theksoi se nuk behet fjale per dergim armesh.

Siri, ushtria merr Damaskun

Ushtria siriane merr kontrollin tw gjithw Damaskun. Trupat pro-qeveritare kane zmbrapsur ushtrine e lire siriane nga lagjia Al Tadamun-in, e cila ndodhet ne pjesen jugore te kryeqytetit sirian. 

Kryengritesit qe nisen ofensiven me 15 korrik pranuan terheqjen.  Sipas autoriteteve siriane ishin rreth 800 kryengrites ne zonen dhe 300 prej tyre u vrane gjate perleshjeve te fundit. Nje aktivist i tha agjensise se lajmeve “AFP” se “Ushtria e Lire Siriane” u terhoq dhe do te fokusohet ne strategjine e ashtuquajtur “godit dhe ik” ne shenjester te te ciles do te jene objektive te rendesishem te rregjimit.

Ne Alepo, kryeqendren tregtare te Sirise,  ne mbrojtje te UNESCO-s- vazhdojne luftimet. Ne shenjester eshte zona “Salah al Dine”- ku sipas telelvizionit shteteror sirian trupat u kane shkaktuar humbje te medha “terroristeve mercenare”. 

Jane dy vija fronti ne Alepo, nje ne Salah Al-Dine dhe tjetra ne qytetin e vjeter. Raportohet se ushtria brenda pak ditesh do te nise “super-ofensiven”. Te pakten 20 mije ushtare kane rrethuar qytetin-sipas autoriteteve siriane.

Edhe kryengritesit pranojne gatishmerine per ti bere balle “betejes se madhe”. Trupat pro-qeveritare kane perdorur artilerine, avionet dhe helikopteret ushtarake per te goditur fortesat e kryengritesve.

Korrespondenti i BBC-se ne Turqi thote se ata jane shtuar ne numer.Ende nuk eshte mesuar per fatin e 48 iranianeve te rrembyer – te shtunen-prane varrit te shenjeste te Saida Zainab, ne periferi te Damask.

Autoritetet siriane u zotuan se do te bejne ceshte e mundur per te hedhur drite mbi pengmarrjen, ndersa televizioni “Al Arabija” qe u referohet kryengritesve raportoi se disa prej te rrembyerve ishin pjesetaret te Gardes Revolucionare te Iranit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA