Sudan-Sudan i Jugut, pakt për naftën

04/08/2012 21:10

Sudani ka nënshkruar një marrëveshje me Sudanin e Jugut në lidhje me pagesat e naftës, një çështje kjo që i ka çuar dy vendet në prag të luftës.

Një zëdhënës i qeverisë së Sudanit tha se një “marrëveshje e arsyeshme” ishte arritur, por shtoi se diskutime të mëtejshme do të zhvillohen përsa i përket sigurisë.

Sudani i Jugut ndaloi prodhimin e naftës në Janar, pas një përplasjeje mbi shumën e tranzitit që duhet të paguante Kartumi.

Ende nuk është e qartë nëse Sudani i Jugut do të rifillojë prodhimin e naftës. Dy vendet kanë kaluar tre javë bisedime në kryeqytetin etiopian Adis Abeba.

Agjencia shtetërore sudaneze, duke cituar zëdhënësin e ekipit negociator sudanez, konfirmoi marrëveshjen por nuk dha detaje të saj.

Zëdhënësi Mutrif Sidiq deklaroi se implementimi i paktit do të nisë pasi të arrihet një marrëveshje për çështjet e sigurisë. Përplasja e ashpër ka rënduar tej mase ekonomitë e dy vendeve.

Marrëveshja e arritur parashikon që Sudani i Jugut të kompensojë Kartumin për humbjen e miliarda dollarëve nga tregtia e naftës pasi ajo u ndërpre në vitin 2011.

Sipas “Associated Press”, qeveria e Sudanit të Jugut ka deklaruar se do të paguajë rreth 9.48 dollarë për fuçi për transportin e naftës së saj përmes naftësjellësve sudanezë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA