Piromanët, sërish shkak i zjarreve

04/08/2012 00:00

Nga 158 zjarre të rëna deri më tani gjatë këtij sezoni veror, vetëm 50
prej tyre kanë si shkak temperaturat e larta apo pakujdesinë e
qytetarëve, ndërsa gjithë të tjerët janë zjarrvënie me dashje.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Zjarrfikës në vend Dilaver Laçi, piromanet vazhdojnë të jenë problem në vendosjen e zjarreve ne pyje dhe kullota.

“Analiza e zjarreve të deritanishme tregon se shumë zjarre janë të qëllimshme. Shqipëria ka mjaft piromanë. Nëqoftëse vitin e kaluar patëm 32 denoncime, sivjet akoma nuk është arrestuar ndonjë zjarrvënës. Janë të denoncuar nga ana e Shërbimit Zjarrfikës dhe Policia e Shtetit janë në kërkim autorët e vërtetë të këtyre ngjarjeve që kanë shkaktuar pasoja në Berat, Kukës apo zjarri i rënë në komunën e Petrelës, ku pati dëme të mëdha. Ajo që mund të themi ne është t’ju bëjmë thirrje njerëzve për të patur kujdes”, tha Laçi.

Qe prej muajit qershor numerohen 64 zjarre ne pyje, qe kane shkrumbuar dhjetëra hektare dhe 94 banesa që fatmirësisht rezultojnë pa dëme në njerëz.

Por, ndersa pritet qe edhe gushti te jete mjaft i nxehte e per pasoje edhe risqet per vatra zjarri të jenë më të larta, Drejtori i Përgjithshem i Shërbimit Zjarrfikës përsërit sërish apelin e tij, për përmirësimin e mjeteve që përdorin forcat zjarrfikese.

“Shërbimi Zjarrfikës ka nevojë për mjete të reja. Ne veprimet e emergjencës civile morëm disa mjete për të shuar zjarret në zonën e Kukësit, ka kontrata për to. Ne nuk kemi avionë apo helikopterë për shuarjen e zjarreve, mendoj që ka ardhur koha për të patur pajisje të tilla, sidomos për zonat e thella”, tha Laçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA