Londër, shqiptari cmim të artë në pikturë

04/08/2012 01:42

Atë që nuk e arritën sportistët shqiptarë në Londër në Olimpiadë e arriti një artist shqiptar me banim në Itali.

Alfred Mirashi, me banim në Firence, jo vetëm ka marrë pjesë në një ekspozitë të artit të zhvilluar në Londër me rastin e Olimpiadës, por ka fituar Cmimin e Artë për pikturën e tij.

Në ekspozitën e hapur në qëndrën Barbican të Londrës e financuar nga qeveria britanike dhe ajo kineze, morën pjesë më shumë se 80 vende, ku piktori me banim në Itali Alfred Mirashi përfaqësoi Shqiperinë.

Mirashi tha për Top-Channel se “pikturat e mija të gjitha i quaj “angolo mediterraneo” dhe piktura me të cilin ai fitoi cmimin quhet “Kënd mesdhetar”.
 
Piktori me banim në Firence ishte ndër dhjetë aristët dhe kritikët në 80 gjithësej në ekspozitën e Londrës që morrën cmime.
 
Alfred Mirashi, ose Milot siç njihet në mjediset e artit, për shkak se është me origjinë nga Miloti, është një prej mijëra shqiptarëve të ikur në Itali me eksodin.

I diplomuar në Milano dhe më pas në Angli, Alfred Mirashi ka pasur një karrierë të suksesshme në shumë ekspozita në Itali dhe tashmë në Londër për të përfunduar së shpejti në Pekin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA