Kinë, nis gjyqi i bashkëshortes së Bo Xilai-t

04/08/2012 00:20

Gjyqi ndaj Gu Kailai-t, bashkëshortes së politikanit kinez Bo Xilai, e akuzuar për vrasjen e biznesmenit britanik Neil Heyvood do të nisë të enjten e ardhshme.

Prokurorët deklaruan javën e kaluar se Gu dhe Zhang Xiao/Jun, i punësuar në shtëpinë e Bo-së, akuzohen për vrasje me paramendim.

Hejvood u gjet i vrarë në një hotel në CongQing më 15 Nëntor të vitit 2011.

Gjyqi do të zhvillohet në qytetin lindor të Hefeit, megjithëse krimi ndodhi qindra milje në perëndim të tij.

Bo, që ish-zyrtari i lartë i provincës CongQing u përjashtua nga Partia Komuniste në muajin mars dhe po hetohet për shkelje të rregullave të saj.

Top Channel