Katie Holmes,e lumtur dhe e gëzuar
04/08/2012 00:00
Katie Holmes duket se po shijon kohë të bukura. Ish-bashkëshorti i saj
Tom Cruise dhe vajza e tyre Suri, po shijojnë disa ditë pushimesh
bashkë, Katie duket se ndihet shumë mirë vetëm në Manhattan, e cliruar
prej përgjegjësive si nënë, të paktën për pak kohë.
Ajo është fotografuar duke qeshur, e lumtur, e çlirët, ashtu sikurse nuk ka qenë prej shumë vitesh…në fakt që kur takoi Tom.
Katie është shumë e përkushtuar për Surin, ama ajo duket sikur po shijon cdo moment që është vetëm.
Ajo shëtiste e veshur shumë thjesht dhe dukej shumë herë më e bukur se sa kur dilte në tapetin e kuq, e veshur me klas, por nuk ndihej e lumtur krah Tom.

Top Channel