Kristen Stewart është përjashtuar nga pjesëmarrja në premierën e filmit të ardhshëm të Robert Pattinson, “Cosmopolis”.
Lajmi u publikua ditën e premte në të përditshmen amerikane “U.S Today”. Premiera e filmit në fjalë është caktuar për në datën 13 gusht, përpara se të debutojë në të gjithë kinematë amerikane katër ditë më pas.
Me Pattinson protagonist kryesor të filmit, anëtarëve të sigurisë u është thënë që të mbajnë larg Stewart, nga frika e ndonjë skandali, në atë që mund të ishte takimi i parë midis dy aktorëve që prej tradhëtisë së 23-vjeçares me regjisorin e filmit të saj të fundit.
Më përpara, Kristen kishte marrë një ftesë për të qenë e pranieshme në këtë premierë.
Një burim në dijeninë e fakteve deklaroi se “pavarësisht faktit që Robert dhe Kristen kanë komunikuar sërisht me telefon, ajo nuk do të jetë në debutimin e “Cosmopolis”. Siguria është vënë në dijeni dhe Stewart as që duhet të lejohet t’i afrohet tapetit të kuq gjatë ceremonisë”.
Top Channel