SHBA, të dhëna inkurajuese për punësimin

03/08/2012 00:00

Kompanitë në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës punësuan 163 mijë punëtorë të rinj në korrik, në bazë të të dhënave zyrtare, duke mposhtur parashikimet e mëparshme të ekonomistëve.

Megjithatë, pavarësisht këtyre shifrave inkuajuese, papunësia gjithashtu pësoi rritje me një pikë përqindje duke shkuar në 8,3%, pasi më shumë se 200 mijë persona u rifutën në krahun e punës.

Sipas Rezervës Federale, e cila në SHBA luan rolin e një banke qendrore, është e nevojshme të krijohen mesatarisht 100 mijë vende pune të reja në muaj, në mënyrë që papunësia të qëndrojë e paprekur.

Në total, “armata” e të papunëve vlerësohet në 12,8 milionë amerikanë.

Zyrtarisht, i papunë klasifikohet një person në moshë aktive (18-65 vjeç), i cili është i papunësuar dhe kërkon të gjejë një punë. Miliona persona mund të jenë të papunësuar, por nuk klasifikohen të tillë zyrtarisht, pasi nuk janë në kërkim të një pune.

Megjithatë, pavarësisht rezultateve inkurajuese për punësimin, ekspertët parashikojnë se ky ritëm mund të jetëi vështirë për t’u mbajtur, pasi aktualisht, rritmi i rritjes së ekonomisë më të madhe në botë është duke rënë.

Ndërsa në tre muajt e parë të vitit ekonomia e SHBA-së u rrit me 2%,  në tremujorin e dytë prill-qersho rritja ishte prej vetëm 1,5%.

Top Channel