Vijon ofensiva rusë në Ukrainë, Kievi goditet me raketa balistike dhe dronë gjatë natës Presidenti rus, Vladimir Putin tha se dënimi kundër grupit të vajzave
“Pusi Rajot” nuk duhet të jetë i ashpër, por gjykatesit u shprehen të
kujdesshëm.
Tre vajzat protestuan kunder tij ne katedralen kryesore te Moskes dhe akuzohen per huliganizem. Ceshtja e tyre ka percare Rusine. “Nuk ka asgje te mire ne ate qe bene, por nuk mendoj se duhet te gjykohen shume ashper- u tha shefi i Kremlinit gazetareve ne Londer.
Tre muzikantet;Nadjezhda Tolokonikova, Marija ALekina dhe Jekaterina Samutsevic qendrojne ne qeli prej muajit shkurt, kur u arrestuan pasi kenduan ne katedralen “Krishti Shpetimtar ne Moske”. Vajzat ‘punk’ hyne ne Kishen Ortodokse me veshjet e tyre shumengjyrese dhe bertisnin: “O Shen Meri, na e hiq Putinin”. Gjyqi ndaj tyre nisi te henen. Nese denohen per huliganizem, mund te perballen me shtate vjet burg.
Top Channel