Panik në avionin e linjës Brindisi-Zyrih

03/08/2012 01:30

Një avion pasagjerësh i linjës Brindisi-Zyrih është gjendur në vështirësi pasi ka hasur anomali gjatë fluturimit.

Avioni i kompanisë ajrore Helvetic Airëays ka pësuar një defekt në impiantin hidraulik sic sinjalizoi kompjuteri i bordit.

Për këtë arsye ai ka bërë një ulje emergjence në aeroportin e Barit.

Avioni u ngrit nga toka në orën 20:35 dhe kishte në bord 99 pasagjerë. Bëhet e ditur që të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut edhe pse nuk munguan momentet e panikut gjatë mbrëmjes të së enjtes.     

Karburanti i avionit u derdh në det, ndërsa manovra e uljes u krye pa vështirësi. 

Top Channel