Ylli i boksit, Floyd Mayweather, eci i lirë nga burgu i Las Vegasit mëngjesin e së premtes, pasi vuajti një dënim dy mujor për rrahjen e ish-të dashurës së tij në sytë e fëmijës së tyre.
Kampioni i pamposhtur në pesë versione të ndryshme u prit jashtë nga 20 familjarë e miq, midis të cilëve edhe reperi “50 Cent”.
Pavarësisht këmbënguljes së medias, boksieri qëndroi i heshtur, ndërsa u fut në një “Bentley” blu, të drejtuar prej atij vetë.
I dënuar fillimisht me tre muaj heqje lirie, Mayweather përfitoi një dënim të zbutur, për shkak të sjelljes së tij të mirë.
Tashmë, 35-vjeçari është i lirë t’i rikthehet karrierës së tij, ndonëse sipas avokatëve do të jetë e vështirë që të fitojë formën e duhur, pasi regjimi ushqimor, ai i lëngjeeve dhe mjetet stërvitore në burg nuk ishin në standartin e kërkuar për stërvitjen e boksierit.
Top Channel