Kolumbi, qeveria humb cështjen me indigjenët

03/08/2012 03:10

Qeveria kolumbiane tha se do të kundërshtojë vendimin e gjykatës e cila vendosi një verdikt kundër ushtrisë për një mosmarrëveshje toke me grupet indigjene.

Gjykata Kushtetuese urdhëroi Forcat e Armatosura për të çmontuar një bazë trajnimi të ndërtuar në tokën që i përkiste fiseve autoktone në provincën Guaviare.

Gjykata tha se të drejtat e fiseve ishin shkelur kur u kapën në mes të një konflikti të armatosur mes forcave të sigurisë dhe grupeve rebele në tokën e tyre.

Qeveria tha se do të përpiqet ndryshojë këtë vendim në rrugë ligjore.

Vendimi vjen vetëm disa javë pasi forcat e sigurisë u përleshën me anëtarët e një tjetër grupi indigjen, në jug-perëndim të Kolumbisë, pas kërkesave që ushtria të largohej nga tokat e tyre.

Top Channel