Charlize Theron nuk del më në publik
03/08/2012 13:10
Charlize Theron ka rruar kokën për rolin në filmin ‘Mad Max: Fury Road’, ku interpreton edhe aktori Tom Hardy.
Por, edhe pse në fillim nuk e vrau mendjen për këtë ndryshim ekstrem look-u, tashmë aktorja afrikano-jugore nuk del më në publik, madje as me kapele.
Një burim për revistën ‘National Enquirer’, theksoi: “Charlize nuk del dot më në publik sepse turpërohet nga pamja e saj.”
“Sapo të mbarojë xhirimet ka vendosur që të blejë të gjitha produktet që do e ndihmojnë në rritjen sa më të shpejtë trë flokëve”, shton po i njëjti burim.
Top Channel