Ylli i “I Vetëm në Shtëpi”, skllav i heroinës

02/08/2012 00:00

Ylli i “I Vetëm në Shtëpi”, Macaulay Culkin është bërë tërësisht skllav i
heroinës dhe oksikodonit, një ilaç i fortë qetësues, dhe i konsumon
rregullisht të dyja substancat për 6 mijë dollarë në muaj.

Është ky lajmi i publikuar nga “National Enquirer”, sipas të cilës, shtëpia në Nju Jork e aktorit që bëri për vete mijëra shikues është kthyer në një vatër të vërtetë droge.

Sipas gazetës, Culkin drogohet rregullisht, herë vetëm dhe herë në shoqërinë e miqve të tij që ashtu si ai janë të varur nga droga.

Vartësia e tij ndaj narkotikëve është intensifikuar në 18 muajt e fundit, pas ndarjes me aktoren Mila Kunis, aq shumë saqë aktori ka kaluar në overdozë dhe ka shpëtuar për një qime.

Një fat ndryshe nga motra e tij Jennifer Adamson, e cila vdiq në vitin 2000 bashkë me një shoqen e saj, pasi kishin konsumuar një dozë të lartë heroine.

Kur në shkurt Coulkin u shfaq i zbehtë dhe i dobët në rrugët e Nju Jorkut, shumë vetë u shqetësuan për gjendjen shëndetësore të tij dhe dyshuan se ai mund të kishte probleme me drogën.

Atëherë, stafi i tij e përgënjeshtroi menjëherë një gjë të tillë, duke thënë se aktori gëzonte shëndet të plotë, edhe pse me zor peshonte 50 kilogramë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta