Tradhëtia e Kristen Stewart me regjizorin e filmit të saj të fundit, Ruper Sanders, ka tronditur thellë partnerët përkatës.
Por, ndërsa Robert Pattinson është larguar nga shtëpia e përbashkët e dashurisë me yllin e “Twilight”, gruaja modele e Sanders, Liberty Ross, ka vendos që ta falë këtë, por duke vendosur kushte të qarta.
Ashtu siç mund të parashikohej, 33-vjeçarja i ka bërë të qartë bashkëshortit të saj se martesa e tyre mund të vazhdojë vetëm nëse ai nuk do të punojë kurrë më me aktoren, dhjetë vjet më të re se ajo në moshë.
“Liberty e Sanders po përpiqen që të tejkalojnë këtë moment krize dhe një prej kushteve të panegociueshme që i është vendosur Rupertit është që të mos takohet kurrë më me Kristen. Kjo do të thotë se ata nuk duhet as të punojnë bashkë dhe as të rastisin në ceremoni të përbashkëta”, deklaroi një burim pranë regjizorit, për “RadarOnline”.
“Rupert pa dyshim që është i zhgënjyer. “Snow White and the Huntsman” ishte debutimi i tij në regji dhe shpresonte që të bënte diçka të rëndësishme më pas, por ky kufizim është i domosdoshëm në mënyrë që të vazhdojë ende me gruan dhe fëmijët e tij”, shtoi burimi.
Top Channel