Vetem pak dite pasi gjeniu i letrave shqipe Ali Podrimja, u nda ne
menyre te parakoheshme dhe te papritur nga jeta ne moshen 69-vjeçare, ne
nder te jetes dhe vepres se tij u zhvillua nje mbremje poetike dhe
muzikore ne ambientet e Teatrit kombetar te Operas dhe Baletit ne
Tirane, e titulluar “Gjithmone Ali Podrimja”.
Disa prej artisteve me te mire shqiptare ishin aty per te nderuar njeriun e thjeshte por te madh. Yllka Mujo, Bujar Asqeriu, Mirush Kabashi dhe Fatos Sela recituan disa prej vargjeve me te bukura e te fuqishme, te shkruara nga Podrimja.
Ndersa solistet lirike te teatrit te operas dhe baletit, si dhe te ftuar nga universiteti i arteve, interpretuan pjese muzikore e romanca te kompozitoreve Feim Ibrahimi dhe Rauf Dhoni, kompozuar mbi vargjet e Podrimes. Disa prej miqve te tij me te aferm si akademiku nga Kosova Ali Aliu dhe Shkrimtari Visar Zhiti ndane me publikun ne salle, mendimet dhe kujtimet e tyre mbi personalitetin e letersise shqipe.
Te pranishem per te nderuar kujtimin e Ali Podrimes, ishin edhe familjare si djali dhe nipi i tij i poetit, personalitete te kultures e politikes, nder ta Kryeministri i vendit Sali Berisha, ambasadori i Kosoves dhe ai i Maqedonise ne Tirane, si dhe ministri i Kultures Aldo Bumçi.
Top Channel