Një pushues nga Pogradeci është mbytur pasditen e vonë të së enjtes në detin Adriatik. Viktima deklarohet zyrtarisht të jetë shtetasi Ridvan Gora 64 vjeç nga Pogradeci.

Ai kishte shkuar bashkë me familjarë të tij për të pushuar në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, por është mbytur teksa ka qenë 50-60 metra larg nga bregu.

Nuk dihet ende cfarë e ka shkaktuar mbytjen në det të pogradecarit, po paraprakisht dyshohet se mund të ketë pësuar ndonjë atak kardiak.

Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkakun.

Top Channel