Cruise, pushime vetëm me të bijën

02/08/2012 18:45

Tom Cruise u duk tërësisht i rikuperuar nga divorci me Katie Holmes, ndërsa u fotografua duke shijuar disa orë në një pishinë publike.

Një meritë për këtë ka edhe vajza e tij e vetëm biologjike, 6-vjeçarja Suri, e cila ndihmoi babain e saj që të kalonte një kohë sa më të mirë.

50-vjeçari u rrethua shpesh nga fansat e tij, të cilët i kërkuan fotografi apo autografe, të cilat si rrallë herë, Tom i pranoi të gjitha me kënaqësi, duke dëshmuar edhe një herë më shumë për një gjendje të qetë mendore.

Ylli i “Mission Impossible” është shkëputur përkohësisht nga jeta e tij e ngarkuar profesionale, për të kaluar disa ditë pushime, vetëm për vetëm me Surin.

Ndërkohë, 33-vjeçarja Holmes vazhdon të qëndrojë në Nju Jork.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA