SHBA, sanksione ndaj bankave në Kinë dhe Irak

01/08/2012 00:00

Shtetet e Bashkuara kanë imponuar sanksione ndaj bankave në Kinë dhe në
Irak, për të cilat Uashingtoni thotë se po e ndihmojnë Iranin për t’iu
shmangur sanksioneve ndërkombëtare.

Masat më të reja janë një përpjekje e re për izolim të mëtejshëm të Iranit për shkak të programit të tij kundërthënës atomik, për të cilin Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore kanë dyshime se synnon prodhimin e armatimit atomik.

Irani i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se programi i tij atomik është për qëllime civile.

Top Channel