Izrael-Egjipt, misteri i letërkëmbimeve diplomatike

01/08/2012 16:00

Ditën e martë, kreu i shtetit hebre, Shimon Peres, publikoi një letër miqësore nga homologu i tij Mohammed Mursi, në të cilën shkruhej për “vullnetin dhe angazhimin e plotë të Egjiptit, në përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe sigurimin e paqes në Lindjen e Mesme”.

Megjithatë, pas publikimit të saj, zyrtarë të lartë egjiptianë dolën me një përgënjeshtrim zyrtar, duke këmbëngulur se dokumenti në fjalë ishte i falsifikuar.

Kjo nuk është hera e parë që Kajro përgënjeshtron letërkëmbimet diplomatike.

Pak kohë pasi mori pushtetin në fund të muajit qershor, lideri egjiptian mohoi që i kishte thënë agjensisë iraniane të lajmeve “Fars” se të dy vendet duhet të përmirësonin raportet e tyre.

Atëherë, zyra e shtypit e presidentit e konsideroi intervistën e botuar në mediat iraniane si tërësisht të stisur.

Top Channel