Policia Bullgare lëshoi një imazh të mundshëm të terroristit që vrau pesë turistë hebrenj në një sulm vetvrasës në një autobus, pranë qytetit të Burgasit, në datën 18 korrik.

Zbulimi i identitetit të terroristit konsiderohet si thelbësor në hetime, në mënyrë që të arrihet deri në lidhjet e tij të vërteta.

Ekspertët e mjekësisë ligjore arritën të krijonin një imazh nga të dhënat gjenetike. Terroristi duket se ishte mashkull, rreth të 30-ave, me një pamje europiane, lëkurë të bardhë dhe flokë të errët.

Sipas të dhënave të policisë, ai hyri në Bullgari në muajin qershor dhe kishte disa bashkëpunëtorë.

Sipas Tel Avivit zyrtar, ishte grupi militant libanez i Hezbollahut ai që orkestroi sulmet, por një pretendim i tillë nuk është mbështetur nga Sofja zyrtare, që shprehet se deri në këtë pikë të hetimeve, nuk ka prova për përfshirjen e një grupi të caktuar.

Top Channel